Ka përfunduar me shtatë viktima masakra në një spital në Ostrava të Ccekisë.
Policia gjeti të vetëvrarë në makinë personin e dyshuar se qëlloi me breshëri në spital duke lënë gjashtë të vdekur.
Fill pasi u dëgjuan të shtënat, policia u vu në ndjekje të personit që qëlloi duke rrethuar zonën.
Ngjarja ndodhi gjatë orëvë të para të ditës së sotme, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
Policia nxorri në media foton e të dyshuarit duke kërkuar informacion për të.
/abcnews.al