Një 76-vjeçar është vënë nga policia në Kavajë.
Muhamet Rreshka, qëlloi me thikë vëllanë 74-vjeçar Eqeremin, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./abcnews.al



