Vrau të shoqen në sy të vajzës 11-muajshe, piloti grek dërgohet në burgun e grave për arsye sigurie

schedule19:50 - 22 Qershor, 2021

schedule 19:50 - 22 Qershor, 2021

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos është lënë sot në burg për vrasjen e bashkëshortes së tij 20 –vjeçare Caroline Crouch. Siç raportojnë mediat në vend, Anagnostopoulos është dërguar, për arsye sigurie, në burgun e grave në Korydallos.

Avokati i pilotit Alexandros Papaioannidis tha për mediat se të akuzuarit iu bënë një sërë pyetjesh dhe se ai nuk i ndryshoi deklaratat e bëra më herët.

“I akuzuari tregoi variantin e tij të ngjarjes. Se atë që bëri e bëri për të mirën e fëmijës. Ai do të japë ndihëm e tij për dy familjet që do të kujdesen për vajzën.”

Kujtojmë gjithashtu se Babis Anagnostopoulos ka kërkuar falje pasi shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e vajzës së tij Lidia. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që të në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi vrasjen e 11 majit në Glyka Nera.

Konkretisht, ai i paraqiti një kërkesë hetuesit në mënyrë që të kryhet një ekspertizë në kamerën që ndodhej brenda shtëpisë në Glyka Nera, për të konstatuar, sipas pohimeve të tij, saktësisht se kur i ishte hequr karta e memories.

Kërkesa e dytë e paraqitur në hetuesi nga bashkëshorti ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve nga familja dhe ambienti miqësor i çiftit, në mënyrë që këta persona të japin një tablo të plotë të marrëdhënies që ai kishte me 20-vjeçaren fatkeqe. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!