Gjykata në Korcë ka dhënë masën e arrestit me burg për 77 vjeçarin Shefki Bylykbashi i cili vrau me çekiç djalin e tij Hamdi Bylykbashi .
Kokë ulur brenda kafazit të qelqtë, 77 vjecari, ai kërkoi nga mediat të mos filmohet, ndërsa është dëgjuar të thotë: “Më lini more, njeri jam edhe unë”.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të shtunën në fshatin Zvezdë të Korcës. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale ndërsa më pas, mjekësia ligjore konfimoi se 50-vjecari Hamdi Bylykbashi ishte goditur për vdekje me cekic.