Vrau prindërit, Krimet e Rënda caktojnë masën për Qemal Selën

schedule10:51 - 11 Qershor, 2018

schedule 10:51 - 11 Qershor, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik” për Qamil Selën, i cili vrau tre ditë më parë në qytetin e Peshkopisë dy prindërit e tij, Flamur Sela, 55 vjeç dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe.

Gjykata e mori këtë masë, pasi dyshohet se i riu ka problemet mendore. Autori ka deklaruar para sot gjykatës se nuk ka vrarë prindërit, por dy hije.

Qamil Sela kishte qenë i shtruar për tre muaj në një spital psikiatrik edhe në Angli, para se të deportohej në Shqipëri, ku vrau nënën dhe babanë një ditë pas mbërritjes.

Nga deklaratat e të afërmeve dyshohet se një konflikt për hotelin te ‘Llixhat’ e Peshkopisë u bë shkak për sherrin, që përfundoi me vrasjen e prindërve nga djali i tyre./abcnews.al