“Vrau prindërit, dy vëllezërit dhe veten me armë zyrtare”, policia e Kosovës jep detaje

schedule17:07 - 18 Shkurt, 2020

schedule 17:07 - 18 Shkurt, 2020

Policia e Kosvës përmes një deklarate për mediat ka konfirmuar para mediave se zyrtarja policore në Gjilan ka vrarë prindërit, vëllezërit  dhe më pas vetën. Në deklaratën për mediat zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka folur pas tragjedisë që ndodhi sot atje e ku mbetën të vdekur 5 persona. Policja V.B vrau prindërit, më pas vëllezërit e në fund kreu vetëvrasje.

Ndërkohë prokurori i rastit Arben Kadriu, tha se vrasja nga policja V.B ka ndodhur me armë zyrtare.

“Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë nënën babën dhe dy vëllezërit dhe pastaj veten. Ishte zyrtare policore aktive dhe dyshohet se ka përdorur armën zyrtare. Për të gjitha detajet tjera iu informojmë ndërkohë sepse jemi duke e hetuar”, tha prokurori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!