Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin, 43 vjeç, Viktor Elezi banues në fshatin Pollazhan, Dibër. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen shtetasit Alban Kaloshi, të kryer në vitin 2017.
Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin kishin lidhje shoqërore. Policia e Peshkopisë gjeti makinën e Elezit në periferi të qytetit. Me këtë makinë sipas informacioneve të besueshme është bërë dhe transportimi i viktimës për në spital. Burimet në atë kohë tregonin se Kaloshi, ishte pronar i një pike bastesh./abcnews.al