Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri, Sergei Hasanpapaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritete shqiptare
Për 32-vjeçarin Gjykata e Posaçme në vitin 2024 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Hasanpapaj akuzohet për atentatin e dështuar ndaj Ardjan Çapjas në qershor të vitit 2020 i cili u godit me snajper nga një kodër. Asokohe Çapja u dërgua në spitalin e Trraumës në gjëndjë të rëndë.
Ky i fundit është i dënuar me burgim të perjetshëm i akuzuar për vrasjen e Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.
Hasanpapaj ka qene i arrestuar ne Belgjike nen dyshimet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, krim i ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselaar.
Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet për lidhjet e tij të ngushta me fisin Çapja në Elbasan dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Ardjan dhë Florenc Çapjas
Pershkak se autoritetet Belge nuk kane kane patur prova te mjaftueshme per te denuar Hasanpapajn per vrasjen e Muçes, 32-vjecari u ekstradua drejt Shqiperise ku tashme do te perballet me drejtesine nen akuzen e tentatives per vrasjen e Ardjan Çapjas.


