Një 41 vjeçar që dyshohet se është personi që ka urdhëruar vrasjen e Elson Kalaverit një vit më parë në Itali.
Ndalimi i tij është bërë në kuadërtë operacionit të koduar “Provinca”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, FAST Albanias dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri është bërë i mundur arrestimi I Shkëlzen Keqi 41 vjeç në afërsi të Fushë Krujës me qëllim ekstradimin.
41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Elson Kalaverit 36 vjeç.
LEXO EDHE: Vrasja e Elson Kalaveri në Itali, arrestohen 5 persona mes tyre edhe porositësi shqiptar
Ndërkohë në kuadër të kësaj ngjarje janë arrestuar edhe bashkëpuntorët e tij në Itali, duke e çuar në 5 numrin e të arrestuarve.
Ndërkaq vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim./abcnews.al