Vrau kolegun në mes të komisariatit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-efektivin

schedule10:57 - 23 Shtator, 2022

schedule 10:57 - 23 Shtator, 2022

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-efektivin e policisë Ludian Zaimin që vrau me armën e shërbimin kolegun e tij në ambientet e komisariatit.

Organi i akuzës e cilësoi vrasjen me dashje ndaj punonjësve të policisë, ndërsa viktimë mbeti Çaush Saliasi.

Në rast se ai gjendet fajtor nga gjykata rrezikon dënimin deri në 30 vite heqje lirie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të këtij viti, kur efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi.

Pas arrestimit, 25-vjeçari deklaroi përballë kolegëve të tij se gjithçka ka ndodhur për shkak të sjelljeve të përsëritura të viktimës.

Ai pretendonte se viktima e ofendonte vazhdimisht dhe në të njëjtën kohë e bullizonte.

Zaimi po hetohet në masën e arrestit në burg edhe pse avokati I tij pretendonte masë më të lehtë më argumentin se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Madje gjatë kontrollit të banesës atij iu gjetën medikamente për sëmundjet të shëndetit mendor./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!