Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, burg të përjetshëm për Besnik Pjetrin

schedule10:25 - 16 Prill, 2024

schedule 10:25 - 16 Prill, 2024

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Besnik Pjetrin (Perdeda).

Besnik Pjetrin (Perdeda) nës muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin, Pjetër Perajku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Ai u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes dhe mbajtje pa leje.

Detaje nga ngjarja:

Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia.

Autori dhe ish-bashkëshortja kanë jetuar ne Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishte kthyer ne Shqipëri. Sakaq bëhet me dije se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!