I heshtur, me kokën Ulur dhe pa asnjë koment për Gazetarët . Ky është momenti kur Pandeli Nakoleci, 40 vjecari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë u paraqit këtë të diel në Prokurori.
Autori I krimit makabër nuk zgjodhi ti përgjigjej pyetjes “Pse e bëre ?” të gazetarëve duke ruajtur kështu heshtjen. Mediat greke raportuan se 40 vjecari nuk kishte treguar shenja pendese për krimin e kryer sipas dëshmive të tij të para përballë hetuesve, ndersa kishte pretenduar se motiv I krimit kishte qene tradhtia nga 36 vjecarja.
Pandeli Nakoleci u arrestua të shtunën, 24 orë pasi kreu krimin e rëndë në një parking në qendër të Volosit, rreth 200 metra larg shtëpisë ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre.
40-vjecari Pandeli Nakoleci i cili vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të tyre të mitur njihej si përdorues i lëndëve Narkotike dhe familjare te tij kane treguar për ABC News se ai kishte pasur probleme te shëndetit mendor.
Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar qershorin e kaluar me urdhër të prokurorit, u dërgua në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, pasi tentoi vetëvrasje.
Pandeli Koleci ishte arrestuar dy herë më parë për posedim droge në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme. Në vitin 2020 ai u dënua me 4 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Më herët, në vitin 2013, ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në shtetin fqinj.

