Vrau gruan me thikë nga xhelozia, burgim të përjetshëm për shqiptarin në Greqi

schedule09:19 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 09:19 - 5 Dhjetor, 2022

Florand Shehu, shqiptari i cili vrau gruan në banesën e tyre në Greqi është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke.

Vendimi për burgim të përjetshëm u dha të mërkurën e kaluar.

Vrasja tragjike e Anisa Shehut ndodhi më 21 korrik të vitit të kaluar.

31-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal. Anisa dhe Florand Sheu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij.

I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup. Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë.

Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!