Vrau gruan dhe kunatën, vëllai i viktimave fiton kujdestarinë e fëmijëve

schedule14:37 - 8 Prill, 2019

schedule 14:37 - 8 Prill, 2019

Dy fëmijët e mitur të autorit që vrau gruan e tij dhe kunatën në Ballsh do të rriten nga daja i viktimave. Gjykata e Apelit në Fier vendosi që Gjyshmir Çaushaj të kujdeset për Jonida  dhe Florian Musten, fëmijët e çiftit Musta. Gjykata rrëzoi kërkesën e nënës dhe të babait të autorit të krimit, të cilët dhe ata kishin kërkuar kujdestarinë e nipërve të tyre. Të vegjëlit mbetën vetëm pasi babai i tyre u vrau nënën dhe tezen pasditen e dy janarit. Gruaja e Gazment Mustës, Gentjana kishte kërkuar të shkonte për darkë tek prindërit e saj. Por çifti u përfshi në konflikt dhe më pas autori sulmoi me thikë dy gratë të cilat i la të vdekura në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!