Klodian Keqi, autor i dyshuar i vrasjes së 55-vjeçarit, Luan Hushi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia.
Ai është arrestuar në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë. Pas arrestimit ai pritet të dërgohet në paraburgimin e Durrësit, ku atje do dalë përpara gjykatës për tu njohur edhe me akuzën e ngritur nga prokuroria.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 10 gushtit, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflikti për prerjen e druve në pyll.
/abcnews.al/