Vrau 5 nga 6 fëmijët e saj në Gjermani, 28-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm

schedule16:54 - 4 Nëntor, 2021

schedule 16:54 - 4 Nëntor, 2021

Një grua nga qyteti gjerman i Solingenit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë nga gjashtë fëmijët e saj, të gjithë nga mosha një deri në tetë vjeç.

Gjatë gjykimit, prokurorët shpjeguan se 28-vjeçarja fillimisht ka qetësuar fëmijët dhe më pas ka mbytur Melinën njëvjeçare; Leonie, dy; Sophie, tre; Timo, gjashtë vjeç; dhe Luca, tetë, një nga një. Djali i madh i mbijetoi krimit që tronditi Gjermaninë, sepse e ëma e kishte dërguar te gjyshja, shkruan abcnews.al

Hetuesit besojnë se shkaku është një fotografi, ku burri i saj shfaqet me një partnere të re. Pasi pa foton, gruaja i dërgoi një mesazh duke e paralajmëruar se nuk do t’i shihte më fëmijët, i vrau dhe ai u hodh në një tren në lëvizje, por i mbijetoi tentativës për vetëvrasje.

Autoritetet gjetën trupat e fëmijëve në shtretërit e tyre më 3 shtator 2020. Nga ana e tyre, ekspertët psikiatrikë nuk kanë gjetur prova se gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë mendore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!