Vrau 33-vjeçarin në Durrës, flet Kote: Thikën e nxora për vetëmbrojtje, më shau keq

schedule12:09 - 20 Shtator, 2020

schedule 12:09 - 20 Shtator, 2020

Policia në Durrës ka vënë sot në pranga Arbër Koten, i cili dyshohet që t’i ketë marrë jetën duke e qëlluar me thikë Idajet Dullës, 33-vjeç.

Ndërkohë, gazetari i Abc News Leonidha Musai ka zbardhur dëshminë e dhënë nga Kote tek autoritetet.

Mësohet se 26-vjeçari është shprehur se ka vepruar për vetëmbrojtje ndërsa ka shtuar se është penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës.

Dëshmia e Arbër Kotes:

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq.”

Kujtojmë se, të shtunën, Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Dulla 33-vjeç, pas një sherri për zënien e rrugës.

Arbër Kote është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!