Vrau 30-vjeçarin, autori i dyshuar është vëllai i reperit të njohur shqiptar

schedule11:15 - 28 Maj, 2022

schedule 11:15 - 28 Maj, 2022

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës. Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një bashkëmoshatar.

LEXO EDHE: Sulm me armë zjarri në Kosovë, vritet 30-vjeçari, autori kapet në vendin e ngjarjes me pistoletë në dorë

Sipas Gazetës Express, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person poashtu 30 vjeçar me inicialet G.H. në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

LEXO EDHE:  E qëlloi dhe i ndejti te koka teksa përpëlitej, dalin pamjet e vrasjes, vëllai i reperit i drejtoi armën edhe policisë

Për publikun, Januzi njihet ndryshe edhe si vëllai i reperit të famshëm Betim Januzi ose për publikun Buta. Sipas bluve, i dyshuari ka refuzuar urdhrat e Policisë, derisa me pistoletë në dorë i është kthyer zyrtarëve policor.

LEXO EDHE: Si u vra miku i Feros në Ferizaj

Kujtojmë që Buta është bërë i famshëm për publikun shqiptar për shkak të bashkëpunimeve të shumta që ka pasur me emra të njohur të skenës si reperi Ledri Vula/abcnews.al