Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vrasjet e Gentjan Qarrit dhe Bledar Birçajt/ Burg për Flodian Plakun dhe Rezart Kuçi, në kërkim 5 të tjerë

schedule14:24 - 9 Mars, 2026

schedule 14:24 - 9 Mars, 2026

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi, këtë të hënë, 8 mars, masat e sigurisë arrest në burg për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi, i cili u arrestua të shtunën.

SPAK arriti që të zbardhë se në atentatet mafioze të ndodhur 5 vite më parë në qytetin e Vlirës, fshihet Inez Hajrulla dhe grupi i tij kriminal. Ata ekzekutuan Gentjan Qarrin dhe Bledar Birçajn.

Inez Hajrulla është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndaj tij janë bërë 3 atentate, të cilave u ka shpëtuar. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në bazat e tij, por ende nuk ka bërë të mundur kapjen e tij.



Nga ana tjetër, ish-shefi i krimeve Rezart Kuçi, i cili u arrestua të shtunën, përveçse ka porositur 400 kg kokainë për llogari të tij e ka ndihmuar grupin me të dhëna nga policia.

Urdhër-Arrestet

Inez Hajrulla (kërkim)

Ervis Matodashaj (kërkim)

Flodian Plaku (ekzekutuar në burg)

Rezart Kuçi (ekzekutuar masa)

Hamëz Demushi (ekzekutuar masa në Zvicër)

Mendu Duka (në kërkim)

Arben Memishaj (në kërkim)

Argest Xhezani (në kërkim)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!