Vrasjet e fundit në Kosovë, kërkohet më shumë siguri për qytetarët

schedule16:36 - 4 Prill, 2025

schedule 16:36 - 4 Prill, 2025

Shoqata “Roja e Kohës” ka mbajtur sot një protestë paqësore në kryeqytet pas ngjarjeve të fundit tragjike në vend. Protestuesit me këtë rast kërkuan reagimin adekuat nga institucionet ndaj vrasjeve që ndodhën në vend.

Shumë prej tyre në pankarta mbanin mesazhe si “Çdo armë pa leje është krim”, “Zëri ynë është arma jonë”, Për siguri nuk duam fjalë duam veprim”, raporton KosovaPress.

Shaip Tërnava, kryetar i organizatës “Roja e Kohës”, tha se vrasjet dhe dhuna po bëhen përditshmëri dhe se nuk ka vend për heshtje e durim.

Ajet Deliu nga Roja e Kohës, për KosovaPress tha se arsyeja e protestës së sotme është sensibilizimi dhe informimi për qytetarët kundër dukurive negative ndaj të cilave potencoi se nuk mund të rrinë të heshtur.

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka pasur raste të vrasjeve në Vushtrri, Prishtinë dhe rasti i fundit i vrasjes së rreshterit policor në Kaçanik, duke shkaktuar tronditje, shqetësim e pasiguri për qytetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!