Vrasje në Vlorë

schedule15:05 - 11 Qershor, 2019

schedule 15:05 - 11 Qershor, 2019

Vritet aksidentalisht me armë zjarri kryetari i Njësisë Administrative të Kotës në Vlorë, Argjil Gjoka. Ai u qëllua me plumb, pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes banorëve dhe punëtorëve, që po punonin për hapjen e rrugës në fshatin Mavrovë. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një 19-vjecar, ndërsa u shpall në kërkim kushëriri i tij, si autor i krimit.

Kryetari i Njësisë Administrative të Kotës në Vlorë u vra gjatë një konflikti për një rrugë në fshatin Mavrovë.

Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe 19-vjeçari Arif Bejtaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetëb. Ky i fundit është kushëriri i autorit të dyshuar për ngjarjen Mersin Bejtaj dhe po kërkohet nga policia.

Mësohet se fillimisht ka patur një debat mes familjes Bejtaj dhe fadromistit që po punonte në rrugë. Në këtë moment ka ndërhyrë administratori lokal, Argjil Gjoka, për të qetësuar situatën, por një plumb e ka prekur aksidentalisht  në kraharor duke i marrë edhe jetën.

Banorët nuk kanë dijeni për shkakun e konfliktit , por vlerësojnë shumë punën e 60-vjeçarit në zonë. Një vit më parë në këtë njësi u vra paraardhësi i tij 63-vjeçari Fatmir Hodo.

Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë. Ai e qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike së bashku.

Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka i cili u qellua sërish pas një konflikti pavarësisht  se ai nuk ishte objektivi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!