SHKODËR- Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin Shkodrës.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se bashkëshorti ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.
Autori i dyshuar i krimit është Brandon Saporito, 57 vjeç dhe viktima Sandra Saporito 54 vjeçe. Ata kanë qenë të akomoduar në një banesë të marrë me qira.
Krimi është kryer me thikë brenda një banese, ndërsa burri ka tentuar të vrasë edhe veten duke prerë damarët.
Aktualisht burri është transportuar në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia është njoftuar për krimin nga pronari i banesës.
Dyshohet se burri ka qenë në gjendje të dehur.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e krimit./abcnews.al