Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit në Kosovë rreth orës 16:30. Mësohet se kryefamiljari ka vrarë me armë bashkëshorten, të birin dhe më pas veten
Sakaq, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Ndërkohë, KosovaPress mëson se familja në të cilën ka ndodhur kjo tragjedi mban mbiemrin Bekteshi./abcnews.al