Shkodra u trondit nga një tjetër ngjarje kriminale mesditën e kësaj të premteje. Elis Rroshkodoli u ekzekutua në një lokal në zonën e Zdrales në Shkodër.
Një person hyri i armatosur brenda lokalit duke zbrazur armën ndaj shenjëtares. Gazetari i ABC News, Ermal Vija tha se viktima nuk kishte precedent penal në Shkodër dhe Shqipëri, por emri i tij ishte i lidhur me disa ngjarje jashtë, në Rumani dhe në Belgjikë.
Ai shtoi se në 1997 atij i kanë ekzekutuar babain, ndërsa hetimet për këtë krim janë shtrirë në disa drejtime.
“Është një personazh, që nuk njihej për precedent penal në Shkodër dhe në Shqipëri. Njihej për të shkuarën e tij jashtë Shqipërisë. Në Rumani ka pasur përplasje me një person, në Belgjikë ka qenë pjesë e një grupi kriminale, i skeduar për vjedhje. Ai ka qenë i dyshuar për ngjarjen e 2013 për plagosjen e disa personave. Vrasja ka qenë e mirëorganizuar. Autori ka qëlluar me armë automatike me silenciator, i cili e ka lënë të vdekur në vend viktimën. Kjo tregon për një atentat të mirëorganizuar. Edhe babai i është vrarë në 1997. Të gjithë pistat e mundshëm po hetohen nga policia.”, tha ai.