Është arrestuar në Pejë Gjelosh Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. 49 vjeçari, i lindur dhe banues në Pejë, ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Po ashtu bëhet me dije se është ndaluar edhe personi që dyshohet se e ka ndihmuar për strehim. Briken Sanaj u vra për hakmarrje, për konfliktin me familjen Kola nga Puka. Pasi vëllai i Sanajt ishte konfliktuar me një prej pjesëtarëve të familjes Kola për shkak të një vajze.
Dy kosovarët Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi ishin personat që shitën makinën e përdorur në vrasje tek Valmir Kola, i njohur dhe me emrin Vladimir, autori kryesor i vrasjes.