Vrasja në Vlorë/ “Ishte i heshtur”, flet bashkëjetuesja e 58-vjeçarit: Nuk kam dijeni për konflikte

schedule15:14 - 28 Prill, 2025

schedule 15:14 - 28 Prill, 2025

Bashkëjetuesja e 58-vjecarit Renato Hoxhaj të vrarë mëngjesin e së dielës në Vlorë, ka dhënë dëshminë e saj.

Ajo tregon momentin e ngjarjes së rëndë, ndërsa thotë se ka qenë në banesë me 58-vjecarin përpara se ai të vritej.

Më pas ai ka dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Pak momente më pas Rakipaj ka dëgjuar të shtëna, por i ka kujtuar si fishekzjarrë.

Kur ka dalë ajo thotë se ka parë trupin e pajetë në shesh të mbuluar më gjak. “Kam bërtitur me të madhe dhe kam kërkuar ndihmë. Më pas kur s’kam marrë ndihmë kam zbritur më poshtë dhe kam lajmëruar policinë”, shprehet ajo, ndërsa thotë se është e terrorizuar nga ngjarja në fjalë.

Gjithashtu, ajo pohon se ai ishte njeri pa probleme dhe se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të tij apo problem.

“Nuk kam dijeni as për konflikte pronësie apo probleme në familje”, tregon ajo.

Pak momente përpara ngjarjes Rakipaj tregon se viktima qëndronte i heshtur dhe nuk fliste shumë.

Rakipaj tregon se sot është pa një banesë sepse nuk mund të jetojë në shtëpinë e 58-vjeçarit pas ngjarjes së rëndë që ka parë. Ajo është pa strehë dhe s’ka ku të jetojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!