Pak minuta më parë pranë Kishës Ortodokse në Vlorë është ekzekuar me armë zjarri, 41- vjeçari, Leartiad Keka (Lekaj).
Gazetari i ABC News,Elton Nika raporton se viktima është qëlluar nga një makinë lëvizje.
Pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur të djegur automjetin tip “audi” te përdorur nga autorët.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa viktima ka qenë i dënuar me 10 vite burg në vitin 2005, për vjedhje me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim.
Autorët janë arratisur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.r.t/abcnews.al