Një sherr i mëparshëm, dyshimet e policisë për vrasjen misterioze në Vlorë

schedule09:00 - 14 Nëntor, 2019

schedule 09:00 - 14 Nëntor, 2019

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur në Vlorë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kushtrimi”, ku 34 vjeçari Kreshnik Dashaj u gjet i vdekur në rrugë, me një plumb të marrë në shpatull.

Familja Dashaj ka hapur dyert e mortit në fshatin Lubonjë të Vlorës. Është vendlindja e 34 vjeçarit Kreshnik Dashaj që këtë të mërkurë u gjet i vdekur në rrugë në lagjen Kushtrimi  me një plumb të marrë në shpatull.

24 ore  pas ngjarjes çështja i ka kaluar  krimeve të rënda, ndërsa pistat e hetimit janë përqendruar në konfliktet e hershme apo për motive familjare.

Banorët e zonës,tregohen të rezervuar. Ata pak që pranojnë të flasin për ABC Neës thonë se 34 vjeçari ishte  njeri i qetë dhe jo problematik. Shikonte punën e tij, dhe herë pas here punonte deri 16 orë në ditë në një fabrikë këpucësh në Vlorë.

Banorët thonë se nuk kanë dëgjuar asgjë natën që ka ndodhur vrasja por kjo nuk ia shmangur tronditjen.

Kreshnik Dashaj u gjet i vdekur mëngjesin e të mërkurës në lagjen  “Kushtrimi” të Vlorës. Fillimisht u raportua për një vdekje për shkaqe shëndetësore, ndërsa pas  ekspertizës, viktimës ju gjetën shenja gjaku në kokë dhe një shenjë në shpatull shkaktuar me armë zjarri.

Policia ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje, ndërsa burime nga uniformat blu konfirmojnë se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!