Vrasja në Shkodër/ Publikohen fotot, ja 34-vjeçari që humbi jetën dhe e dashura në gjendje të rëndë

schedule12:13 - 18 Shkurt, 2025

schedule 12:13 - 18 Shkurt, 2025

ABC News ka siguruar fotot e dy personave të cilët u përfshinë në një ngjarje të rëndë këtë të martë në Shkodër, Kolë Manaj dhe Anita Prendushi.

34-vjeçari Manaj, brenda një automjeti, qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, dhe më pas veten.

Nga plagët e marra, 34-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Anila Prendushi 44 vjeçe, është punonjëse sociale prane Bashkisë Shkodër. Ajo punonte në qendrën komunitare pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Nga sa mësohet Anila Prendushi dhe Kolë Manaj kishin 5 vite që bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi kanë pasur marrëdhenie të mira.

Anila Prendushi ka 6 vite e divorcuar, nga martesa ka 3 djem të moshës 20, 18 dhe 9 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!