Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në parkingun e një restoranti dasmash në fshatin Bibaj, raportojnë mediat vendase.
Në pranga ka rënë një efektiv policie si autor i dyshuar i krimit.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha zëdhënësi./abcnews.al