Vrasja në Kodër Kamëz, ky është “Audi” i djegur në Institut

schedule21:13 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 21:13 - 23 Dhjetor, 2021

Kamzë – Disa minuta pas vrasjes së Can Kariçit në Kodër Kamëz, një makinë tip “Audi” është gjetur duke u djegur në Institut. Makina e djegur dyshohet se i përket, autorit/eve të këtij krimi.

Policia njofton se viktima, Can Kariçi , është banues në lagjen Nr.1 Bathore. Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës  19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.

Për policinë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërkohë është rrethuar zona dhe janë ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se për të kryer vrasjen është përdorur armë me silenciator pasi deri më tani nuk është raportuar për të shtëna. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!