Pak ditë para përfundimit të afatit përfundimitar të masës së sigurisë “arrest me burg 30 ditor” dhënë nga Gjykata e Tiranës për Ervis Martinaj, Prokuroria dorëzon prova të reja me të cilat kërkon masën shtrënguese “arrest me burg” për biznesmenin.
Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Në ambjentet e brendëshme të lokalit Monopo Fabian Gaxha dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato. Autori i dyshuar i ngjarjes është komandoja Mervjon Bilo, i cili është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata. Dyshimet e prokurorisë janë, këngëtarja ka qenë edhe molla e sherrit ndëmjet të dashurit të saj Ervin Mata dhe Ervis Martinaj. Në dosjen e Prokurorisë janë zbardhur dhe një pjesë e dëshmive të prindërve të Elvana Gjatës, ku babi i saj Fatmir Gjata , ka deklaruar se ‘Elvanën kishte rreth 2 javë që nuk e kishte takuar. Ndërsa nëna këngëtares Donika Gjata, ishte shprehur se prej datës 3 tetor nuk e kishte parë të bijën, pra një ditë para se të ndodhta masakra në ish Bllok.
Në deklarimet e tij Ervis Martinaj ka mohuar që ka pasur apo të ketë përdorur armë, por në bazë të akt-ekspertimit, Prokuroria të kryer dy ditë pas ngjarjes, më datë 6 tetor prokuroria thotë se:
“Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrët e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”.
Gjurmë mbetjesh nga qitja janë gjetur në dy duart e viktimës Fabian Gaxha dhe të plagosurit tjetër Eljon Hato. Por këto nuk janë të vetmet prova që prokuroria kërkon “arrest me burg” për dy të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Sipas organit të akuzës një përshkrim të përfarët me ngjarjen ka dhënë edhe personi i prangosur një ditë pas ngjarjes, Geldo Hoti në tentative për t’u largkuar nga vendi ynë.
“Rreth orës 18:00,Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar. Atij nuk i kujohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q…..robt……Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrikja për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz…”
I gjithe konflikti fizik dhe më pas atë me armë, ndodh brenda një harku kohor rreth 60 sekonda. Prokuroria ka kqyrur edhe 4 telefonat e protagostëve në atë ngjarje, ku njëri i përket Martinajt. 36-vjeçari ka kominikuar më herët me Ervin Matën në orën 21. 12 minuta dha si vend takimi kishin caktuar lokalin “Monopol” në pronësi të Redi Popeskut.
Vetëm 4 minuta pas këtij komunikimi Ervis Martinaj i dërgon një sms nëpërmjet rrjetit social, “What’sApp” dhe “Telegram” dy shokëve të tij, ku i kërkon që të afrohen dhe të marrin armë me vete. Një numri që përfundon me 816 dhe të regjistruar me emrin “San”, Martinaj i shkruan, duke I thënë: “Afrohu në bllok” dhe“Mer nej gjë me vete”.
Krahas akuzave për ngjarjen, Ervis Martinaj është nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim parash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit. Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjerë, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca. E pikërisht ky mjet identifikimi në disponim të Martinajt mund t’i japë atij mundësi largimi dhe shmangie të hetimeve sqarojnë prokurorët./abcnews.al