Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri, e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.
Burime nga Policia e Durrësit thonë për ABC News se është arrestuar autori i ngjarjes. Grupi i hetimit ka mundur të dalë në përfundime të shpejta të ndihmuara nga celulari i viktimës, banorët e pallatit që kanë parë personat qe kanë hyrë e dalë nga shtëpia.
Viktima punonte si kamarier me kohë të pjesëshme në një lokal.
Në banesën e kushërirës, ai ftonte shokë e miq dhe konsumonin dhe ndonjë dozë lëndë narkotike. Në këto kushte ka ndodhur edhe sherri me një të ftuar që i mori atij jetën.
Policia ka kryer disa shoqërime mes të cilëve ndodhet dhe autori i krimit./abcnews.al

