Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Durrës, burg për autorin/ Teilor Tivari në qeli, mbetet në burg dhe bashkëpunëtori

schedule12:08 - 27 Shtator, 2025

schedule 12:08 - 27 Shtator, 2025

Tailor Tivari i cili dyshohet të ketë vrarë me thikë 51 vjeçarin Valbon Beqiraj mbrëmjen e të mërkurës në Durrës dhe Xhenis Dakoli shoku i tij  që e ndihmoi te largohej nga vendi i ngjarjes  do të qëndrojnë në burg.

Gjykata e Durrësit pranoi  kërkesën e prokurorisë dhe e cilësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të dy personave.

Më herët policia tha se 51-vjeçari kishte shenja dhune në trup dhe  plagë të shkaktuara me mjetin prerës të cilat i morën jetën.



Tivari tha policia ishte futur në apartamentin e viktimës me qëllim blerjen e lëndës narkotike  dhe gjatë qendrimit aty i riu është konfliktuar për motive të dobëta me 51-vjeçarin duke e goditur me thikë.

Para gjykatës, 24 vjeçari tha se nuk kishte qellim ta vriste Beqirajn, por situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Tivari, sipas policisë është ndihmuar të arratiset nga vendi i ngjarjes nga një person tjetër, Xhenis Dakoli.  Viktima u gjet pa shenja jete nga nipi i tij. Në apartamentin ku ndodhi ngjarja policia gjeti lëndë narkotike të llojit kokainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!