Lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa, i cili i përket minoritetit grek ka reaguar edhe kryeministri i vendit. Rama i bëri thirrje diplomacisë greke që të bashkohet me ne dhe të falenderojmë Zotin që nuk humbi asnjë jetë e pafajshme nga marrëzia ekstremiste.
“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, shkruan Rama në Teitter.
Kostandinos Kaçifa u vra nga forcat speciale Renea këtë të diel në Bularat të Gjirokastrës. Sipas Policisë së Shtetit, 35-vjeçari ka qëlluar ndaj policisë me kallashnikov. Edhe pas thirrjeve të autoriteteve për dorëzim, Koçifa ka vazhduar të mos ndalojë. Në kundërpërgjigje të tij, forcat speciale speciale kanë qëlluar gjithashtu dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë Kaçifa.
Për ngjarjen reagoi fillimisht Ministria Greke e Punëve të Jashtme. Ajo e cilësoi të papranueshme humbjen e jetës së një shtetasi grek. Pak më vonë reagoi edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e cila u shpreh e zhgënjyer nga qëndrimi i palës greke. Ministria bëri thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë.
/abcnews.al