Vrasja horror e 46-vjeçarit në Vlorë, lihet në burg autori dhe bashkëpunëtori

schedule14:31 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:31 - 28 Shkurt, 2022

Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtori i tij Mateo Kiptiu janë lënë në burg për vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj më 19 shkurt në Vlorë.

23-vjeçari Ahmetaj u arrestua një javë pas vrasjes policia bashkë me 30-vjeçarin Mateo Kipkiu pasi dyshohet se ky i fundit e ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendi i ngjarjes pas krimit. Në momentin kur kanë hyrë në gjykatë dy të arrestuarit janë munduar t’i shmangen kamerave. Me kapuç të vënë, maskë anti COVID dhe me kokën ulur kanë dalë nga makina e policisë. Gjatë seancës të dy nuk kanë deklaruar asgjë veç identitetit të tyre kur janë pyetur nga trupi gjykues. Vetëm gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor kur janë pyetur Ahmetaj e ka mohuar krimin.

Siç ka raportuar më herët abcnews.al viktima dhe autori i dyshuar kishin njohje me njëri tjetrin. Një nga pistat e hetimit është konflikti për përdorimin e lëndëve narkotike pasi viktima ishte përdorues ndërsa 23-vjeçari Ahmetaj njihet si person me precedentë më fushën e trafikimit. Gjatë kontrollit në banesën e Ahmetajt policia gjeti një sasi prej 40 gramë heroinë. Një tjetër pistë hetimi është ajo e grabitjes, pasi Alikaj kohët e fundit kishte pasur në duar shuma të konsiderueshme parash.

Si ndodhi ngjarja e rëndë më 19 shkurt?

Prej 8 ditësh Alikaj nuk i përgjigjej në telefon të ëmës e cila ndodhej Greqi. Ai u shpall i zhdukur pas denoncimit në polici nga kushëriri i tij. Por ishte nëna ajo që e gjeti të pajetë në banesën e tyre sapo u kthye nga shteti fqinj.  Dyshohet se ai ishte qëlluar me armë në shpatull dhe është goditur e me sëpatë në kokë. Pranë trupit të pajetë u gjet dhe sëpata me gjak. Mësohet se para krimit autori kishte helmuar qenin e viktimës dhe kishte ulur automatin e energjisë. 46 vjeçari, Alikaj jetonte vetëm në lagjen 24 maji. Ai njihej si përdorues droge por  pa precedentë penal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!