Sipas mediave greke, pesë persona janë të dyshuarit kryesore për vrasjen e tifozit grek, Michalis Katsouris, mes tyre dhe një shqiptar.
I riu humbi jetën pas përleshjeve masive mes dy grupeve të tifozerive mbrëmjen e së hënës.
Mësohet se shtetasi shqiptar dhe një kroat kanë pasur me vete thika, të cilat kanë qenë të lyera me gjak dhe kjo i ka ndarë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve.
Si pasojë e përplasjeve, dhjetë persona u lënduan, katër të tjerë përfunduan në spital, ndërsa tifozi i AEK humbi jetën./abcnews.al