SHKODËR- Policia ka vënë në pranga njërin prej pesë të shpallurve në kërkim për vrasjen e të riut në Shkodër, mbrëmjen e djeshme në fshatin Hot i Ri.
Autoritetet thonë se kanë vënë në pranga Paulo Mhillin (vëllai i autorit), i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin, që i mori jetën Valter Fierzës.
Aktualisht vijojnë kërkimet për kapjen e katër të tjerëve, mes të cilëve dhe autori kryesor i krimit Klodian Mhillit.
Sipas policisë, personat e shpallur në kërkim janë përfshirë në një sherr fizik me vëllain e viktimës dhe pastaj situata ka eskaluar, deri në përdorimin e armës.
Sakaq, 33-vjeçari siç njoftoi policia, është vrarë me armë zjarri kallashnikov./ n.m.abcnews.al