Vrasja e të resë në Durrës/ Gazetari: Tek “Ura e Dajlanit” mungojnë kamerat e sigurisë

schedule17:28 - 2 Gusht, 2023

schedule 17:28 - 2 Gusht, 2023

DURRËS- Luljeta Preza, 32 vjeçe, u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Burime zyrtare të policisë thanë se dyshohet, që 32-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se në vendin e ngjarjes janë konstatuar njolla gjaku. Kjo ngjarje kriminale ka vënë në lëvizje strukturat hetimore dhe policinë e qytetit bregdetar, e cila deri tani ka shoqëruar 17 persona.  Disa prej të shoqëruarve e kanë mohuar të kenë dijeni për ngjarjen, por hetimet vijojnë për krimin e rëndë.

“Zona është e mbuluar nga gjaku, por nuk ka kamera sigurie edhe pse ka lëvizje. Policia ka çuar në komisariat 17 persona, mes të cilëve dhe persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe autorë të dyshuar për të. Një pjesë e tyre kanë mohuar të kenë pasur dijeni”, theksoi ai.

Sipas gazetarit, tek Ura e Dajlanit dalin femra nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe prostituojnë, por një fenomen i tillë duket se nuk e ka shqetësuar aspak Policinë e Shtetit, e cila nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar këtë veprimtari të paligjshme.

Vajza e re dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas të jetë vrarë. Kjo është pistë kryesore për të cilën vijojnë të kryhen hetime. Fakti që e bën edhe më të vështirë punën e Policisë është se tek Ura e Dajlanit nuk ka kamera sigurie./ n.m. abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!