Vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Greqi, autori e mbyti me litar, i biri e ndihmoi të fshihe kufomën

schedule10:00 - 6 Shtator, 2022

schedule 10:00 - 6 Shtator, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e sipërmarrësit shqiptar në Greqi, i cili u vra nga pronari i një hoteli në ishullin grek Rodos.

46-vjeçari Xhani Topalli rezultonte i zhdukur që prej 28 gushtit, ndërsa sot u gjet trupi i tij i pajetë, pasi autori rrëfeu në polici krimin, ndërsa zbuloi vendin ku kishte fshehur kufomën.

Sipas informacioneve të deritanishme, vdekja e 46-vjeçarit është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa mësohet se është arrestuar edhe djali i autorit, pasi dyshohet se e ka ndihmuar me transportin e kufomës.

46-vjeçari shqiptar humbi gjurmët në Rodos, mbrëmjen e së dielës, 28 gusht.

Lexo edhe: 30 mijë euro-t i morën jetën shqiptarit në Greqi, arrestohet vrasësi, rrëfen vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë

Xhipi blu i kontraktorit 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve të mitur u gjet i braktisur nga policia, disa orë pas zhdukjes së tij, dy kilometra larg shtëpisë së tij, ndërsa celulari i tij mbetet i fikur.

46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim  pronarin e në një njësi hoteliere.

Një takim që nuk u zhvillua kurrë.

Në një video të transmetuar nga Mega Tv është regjistruar rruga e 46-vjeçarit drejt pikës së takimit. Makina e tij është parë duke kaluar në Faliraki. Ky është dhe vendi i fundit ku janë regjistruar gjurmët e tij para se të zhdukej.

Në video, besohet se xhipi blu që kalon në rrugën e Kallitheas, në Faliraki, është makina e 46-vjeçarit. Tre sekonda më pas vjen një makinë e argjendtë, në të cilën sipas informacioneve ishin bashkatdhetarët.

Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërsa po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babain 46-vjeçar./Abcnews.al/