“Vrasja e Sinomatit, pranë zbardhjes”, Balla në Vlorë: Po shkojmë drejt arrestimit të autorëve

schedule15:19 - 19 Janar, 2024

schedule 15:19 - 19 Janar, 2024

Pas rreth 2 javësh që nga ekzekutimi mafioz me Snajper i 23-vjeçarit Gëzim Sinomanti, Policia e Shtetit beson se është pranë zbardhjes së kësaj ngjarje të rëndë.

Këtë e konfirmoi edhe vetë ministri I Brendshëm Taulant Balla, teksa ishte në Vlorë për analizën vjetore të Policisë në këtë qytet.

“Sapo ju thashë, është një ngjarje kriminale e rëndë për të cilën është angazhuar personalisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për ndjekjen e saj, së bashku me drejtorin vendor dhe drejtues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme. Besoj që në pistën kryesore që kemi, do të shkojmë drejt dokumentimit dhe arrestimit të autorëve.”

I pyetur në lidhje me efektshmërinë e kontrolleve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe reneas, të cilat prej 11 ditësh vazhdojnë të qëndrojnë në Vlorë, Balla thotë  se duhet krijuar siguri tek qytetarët.

Në fjalën e tij Balla ka folur edhe në lidhje me pritshmëritë për 2024, ku tha se kanë nxjerrë detyra konkrete për strukturat e Policisë në Vlorë, për të siguruar rendin por edhe për tu përgatitur për sezonin turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!