Më shumë se 30 të shoqëruar janë marrë në pyetje në polici për atentatin mafioz ndaj ish-policit Santiago Malko, por ende uniformat blu nuk kanë asnjë të ndaluar. Ndërkohë dosja penale u regjistrua në prokurorine e Tiranës pa autor.
Ende policia e Tiranës nuk ka asnjë të ndaluar për vrasjen mafioze të ish- efektivit Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën e Porcelanit.
Matarialet u referuan në prokurorinë e kryeqytetit nga Oficere të Policisë Gjyqësore për nenin 78 të Kodit Penal me akuzën, “Vrasje me paramendim”, duke u regjistruar dosja pa autor.
Grupi hetimor ka sekuestuar pamjet e më shumë se 40 kamerave të sigurisë të bizneseve në të gjithë gjatësinë e rrugës “Xhanfise Keko” për të bërë të mundur zbulimin e itinerarit që kanë ndjekur autorët në vrasjen e 26-vjeçarit.
Ndërkohë janë administruar edhe disa pamje nga kamera të sigurisë në rrugën nga ku u larguan pas krimit autorët e vrasjes.
Laboratori i Policisë Shkencore zbuloi se vetëm një nga dy armët e gjetura të shkruambuara ne makinen qe u dogj ne fshatin Ferraj, ishte përdorur në këtë krim. Sipas specialistëve kundër jetës, arma tjetër po atuomatik Kallashnikov model 54 ishte marrë prej tyre për ta pasur më tepër për siguri, në rast të ndonjë bllokimi të armës së parë. Për mënyrën se si u vra ish-polici, ekspertët e krimeve të rënda në policinë e Tiranës, pohojnë se atentatorët kanë qenë profesionistë. Ata kanë ndjekur në detaje lëvizjet e viktimës, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërpërgjigjeje.
Menjëherë, pas krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u morën në pyetje edhe anëtarët e familjes Malko, të cilët pohuan ish-efektivi nuk kishte shprehur më parë se ndjehej i kërcënuar apo në rrezik për jetën.
Burime të rezervuara nga policia e Tiranës , thanë se ekzekutimi i të riut mund të lidhet me të paktën dy pista ku më kryesoret janë ajo e borxheve dhe përfshirje në grupe kriminale në Tiranë e Durrës. /ABC News Albania 24/7