Vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, arrestohet një nga autorët

schedule10:11 - 4 Prill, 2021

schedule 10:11 - 4 Prill, 2021

Policia ka arrestuar ditën e sotme një nga autorët e vrasjes së Ridvan Ramazanit në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 28 nëntor të vitit që shkoi. I arrestuari është 34-vjeçari Hydajet Mehmedaj, banues në fshatin Mushan, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Mehmedaj u arrestua në një bar-kafe në fshatin Mushan. Dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me Duel Mehmedaj, i cili është i shpallur në kërkim dhe 25-vjeçarin Milkjor Gjoka që u arrestua ditën e ngjarjes, ka vrarë me armë zjarri Ridvan Ramazanin, banues në fshatin Darragjat.

46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi e ekzekutuan Hysenin u larguan me motoçikletë.

Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.

Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani).  Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat. sb/abcnews.al/