Vrasja e punonjësit të ujësjellësit në Shkodër, policia: Viktima u qëllua në lokal

schedule19:57 - 13 Shkurt, 2022

schedule 19:57 - 13 Shkurt, 2022

Prekë Tonaj 47 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia teksa ka dhënë detaje mbi ngjarjen njofton se Tonaj është qëlluar në një lokal.

Më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër“, thotë policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!