Vrasja e Prekë Tonajt, hasmi s’pranon krimin: S’kam qenë në lokal. Policia ka në dorë gjurmët

schedule11:14 - 15 Shkurt, 2022

schedule 11:14 - 15 Shkurt, 2022

30 vjeçari Eduart Kësolla i arrestuar një ditë më parë si autor i vrasjes së 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimor.

Burime për gazetarin e Abc Simon Shkreli bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjeçarit mbrëmjen e së dielës në një lokal në fshatin Grudë e Re. Ai ka deklaruar se nuk ka qenë atë natë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe: Mesazh nga autori, si u ekzekutua 47 vjeçari në kafe, në 2011 tentoi të vriste hasmin

Nga ana tjetër e tij prova që mendohet se ka bindur hetuesit e policisë se ky Kësolla është autor i dyshuar i vrasjes janë gjurmët e barutit të gjetura në duart e tij. Policia e Shkodrës i ka shkuar në banesë 30 vjeçarit Kësolla menjëherë pas vrasjes, pasi dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.

Lexo edhe: Shkodër/ “Ti e di, na ke borxh”, mesazhet e autorit, babai i viktimës në gjendje të rëndë, 4 djem të vdekur

Ai është marrë nga shtëpia e tij dhe është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të policisë së Shkodrës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e 30 vjeçarit nuk i janë gjetur armë, megjithatë tashmë mbi 30 vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për gjakmarrje. Një ditë më parë policia ka vënë në pranga shtetasin 30 vjeçarin, duke e akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së Prekë Tonaj.

Hakmarrja

Eduard Kësolla ishte vetëm 4 vjeç kur i vranë të atin, Palin në vitin 1996. Pas 26 vitesh ai merr hak ndaj Prekës djalit të familjes Tonaj në Grudë të Re.  Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në një lokal në qendër të fshatit. Burimet tregojnë se Kësolla e ka kryer i vetëm krimin. Në momentin që është futur në lokal ai u ka kërkuar personave të tjerë të largoheshin dhe ka qëndruar drejt objektivit të tij duke i thënë: Ti e di që na ke borxh.

Lexo edhe: Saga e hakmarrjeve nisi pas vrasjes për vota në zgjedhje, detaje nga ekzekutimi në Shkodër

Saga e vrasjeve për hasmëri mes fiseve është shtrirë ndër vite. Vite më parë Prekës i kanë vrarë dy vëllezër Nikollën dhe Zekun. Nikollën në kohën e komunizmit e ka vrarë në burg Pal Kësolla. Familja Tonaj në 1996 e mori gjakun dhe vrau Palin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!