Vrasja e Prekë Tonajt, 35 ditë burg për hasmin, avokati: S’ka prova

schedule13:34 - 16 Shkurt, 2022

schedule 13:34 - 16 Shkurt, 2022

Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ndaj Eduard Kësollës i akuzuar për vrasjen e Prekë Tonajt. Në seancën gjyqësore i pandehuri Kësolla nuk ka folur, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që të sillen provat që implikojnë 30 vjeçarin si autor të dyshuar të vrasjes.

Ndërkaq ka kërkuar një masë me të lehtë për Kësollën pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë prove që implikon në ngjarje. Gjykatësja e çështjes ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 35 ditë për të pandehurin.

Si ndodhi vrasja

“Ti e di se na ke borxh”! Këto ishin fjalët që autori i tha Prekë Tonajt mbrëmjen e së dielës para se ta qëllonte me breshëri kallashnikovi. 47 vjecari ka qenë i ulur në këtë lokal, që ndodhet disa metra larg shtëpisë së tij. Rreth orës 19:15 ka hyrë brenda autori, i cili ka qenë i maskuar. Fillimisht i ka kërkuar 4 personave të tjerë që ndodhen në lokal të largohen e më pas ka e qëlluar objektivin me 3 plumba. Është larguar nga vendngjarja me një makinë që e priste përballë lokalit.

Lexo edhe: Vrasja e Prekë Tonajt, hasmi s’pranon krimin: S’kam qenë në lokal. Policia ka në dorë gjurmët

Policia ka shoqëruar në komisarit disa persona, dëshmitarët dhe të afërm të viktimës. Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dëshmi të vlefshme për grupin hetimor. Dyshimet kryesore janë se vrasësit mund të jenë nga fisi Ksolla me të cilin familja Tonaj ishte në gjak. Hasmëria mes tyre nisi në vitet e fundit të komunizmit. Pal Ksolla vrau Nikoll Tonajn. Në vitin 1996 familja Tonaj mori gjakun. Nga familja Tonaj janë vrarë 3 vëllezër dhe një ka mbetur i plagosur.

Lexo edhe: Shkodër/ “Ti e di, na ke borxh”, mesazhet e autorit, babai i viktimës në gjendje të rëndë, 4 djem të vdekur

11 vite më parë, prek Tonaj së bashku me 2 të tjerë, tentuan të vrasin një person në fshatin Vuksan, por policia parandaloj ngjarjen. Prekë Tonajt ishte djali i 4 i familjes. 3 prej tyre janë vrarë për gjakmarrje. Babai i 47 vjeçarit, kur ka ndodhur vrasja ishte në Dukagjin. Pasi ka marrë lajmin e vdekjes së djalit, babai ka pësuar infarkt dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Prek Tonaj ishte punonjës i ujësjellësit të Shkodrës dhe sipas banorëve të zonës ai nuk i fshihej gjakmarrjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!