Masa e sigurisë ka mbetur e njëjtë për 6 efektivët e “Shqiponjave” në Elbasan të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë ngjarjes së 21 Prillit 2021 ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani.
6 efektivët e forcave speciale Shqiponja të cilët akuzoheshin për “Shpërdorim detyre ” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” vijojnë të mbeten të pezulluar nga detyre.
6 efektivët u paraqitën sot para trupit gjykues, por pa avokatët mbrojtës, për shkak të bojkotit që këta të fundit kanë nisur ndaj seancave gjyqësore, në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore. Më herët gjykata kishte vendosur ndaj tyre masën “pezullim nga detyra apo ushtrim i çdo funksioni publik”, masë të cilën e la në fuqi edhe sot.
Efektivët që dolën sot para gjykatës ishin Dedion Duraku ., 33 vjec .
– Pellumb Bicaku, 33 vjeç,
– Erion Balla, 26 vjeç,
– Erion Meçja, 38 vjeç,
– Donald Dedja ., 30 vjeç,
–Besmir Kadiu 37 vjeç,
Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë dy zv drejtorët të cilët u përballen po me të njëjtën akuzë. Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Dy zv/drejtorët janë në arrest shtëpie.
Verifikimi i masës së sigurise u bë pa praninë e avokatëve për shkak të bojkotit të këtyre të fundit.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin./abcnews.al/