Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 të tjerëve në Elbasan, bujë në mediat ndërkombëtare

schedule19:22 - 21 Prill, 2021

schedule 19:22 - 21 Prill, 2021

Vrasja e mbështetësit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e katër të tjerëve ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Mediat e huaja shkuajnë në lidhje me  këtë ngjarje të cilat theksojnë faktin se vrasja e 56 vjeçarit ka ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjeve paralamentare që do të zhvillohen me 25 prill në Shqipëri.

LEXO EDHE: Zbardhet dinamika e krimit në Elbasan, demokratët kapën makinën me para, përleshja me armë në sytë e nëndrejtorit të policisë

 

Ndër të tjera në artikullin e publikuar në mediat ndërkombëtare thuhet se viktima është mbështetës i Partisë Socialiste në Shqipëri, ndërsa autori i dyshuar i cili është në prangat e policisë njihet si truprojë e një politikani në radhët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të nisur mes mbështetësve të forcave politike në Elbasan ku si pasojë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve është një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.

LEXO EDHE:EKSKLUZIVE/ Vrasja në Elbasan, Arbër Papleka grabiti një automjet dhe u dorëzua te RENEA në Tiranë

Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. e.su./abcnews.al