Vrasja e Pjerin Xhuvanit 2 ditë para zgjedhjeve, dështon seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt për herë të katërt

schedule11:25 - 14 Shtator, 2022

schedule 11:25 - 14 Shtator, 2022

Seanca ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, 2 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 është shtyrë.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit.

Abc mëson se shkak i shtyrjes u bë mungesa e njërit prej avokatëve të ekipit “Shqiponja.”

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit lë në arrest shtëpie ish-nëndrejtorin e policisë, Albert Nushi

Seanca gjyqësore ndaj tij ka dështuar 4 herë për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.

Arbër Paplekaj ka qenë bodigardi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD gjatë fushatës së zgjedhjeve elektorale të 2021.

Pas një përplasje mes dy grupeve partiake, ku janë përdorur edhe armët, Paplekaj dyshohet se ka qëlluar mbi Xhuvanin duke e lënë të vdekur./Abcnews.al/