Vrasja e pengjeve izraelite nga Hamasi, Borell thirrje për armëpushim dhe kthimin e pengjeve të mbetur

schedule17:01 - 1 Shtator, 2024

schedule 17:01 - 1 Shtator, 2024

Kryediplomati i BE Joseph Borell ka reaguar për ekzekutimin e gjashtë pengjeve izraelitë nga Hamasi.

Borell ka dënuar ashpër këtë veprim që ka tronditur mbarë opinionin, duke u shprehur se është tmerruar nga ky lajm i rëndë.

Gjithashtu Borell bën thirrje për një armëpushim dhe kthimin e pengjeve që kanë mbetur në dorë të Hamasit.

“Këto njerëz të pafajshëm duhet të ishin sjellë prej kohësh pranë familjarëve të tyre.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe një zyrtari i Hamasit duke thënë se gjatë pengjet u vranë si pasojë e shpërthimeve nga bombardimet izraelite. Por nga ana tjetër kryeministri Izraelit ka hedhur akuza të forta ndaj Hamasit duke thënë se do të përgjigjet për vrasjen e pengjeve izraelite.

/abcnews.al/